Zarif: Siguria e Iranit varet nga vetë populli
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65899-zarif_siguria_e_iranit_varet_nga_vetë_populli
Ministri i Jashtëm i Iranit, z. Muhamed Xhavad Zarif theksoi se siguria dhe stabiliteti i Republikës Islamike të Iranit varet nga vetë populli iranian, duke shtuar se "infiltruesit" nuk do të lejohen të shkelin të drejtat e iranianëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2018 16:36 Europe/Tirane
  • Zarif: Siguria e Iranit varet nga vetë populli

Ministri i Jashtëm i Iranit, z. Muhamed Xhavad Zarif theksoi se siguria dhe stabiliteti i Republikës Islamike të Iranit varet nga vetë populli iranian, duke shtuar se "infiltruesit" nuk do të lejohen të shkelin të drejtat e iranianëve.

"Siguria dhe stabiliteti i Iranit varen nga vetë populli i tij, i cili - ndryshe nga popujt e vasalëve rajonalë të Presidentit Donald Trump, ka të drejtën për të votuar dhe për të protestuar", tha të martën Zarif në një postim në llogarinë e tij zyrtare të Twitter. Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi se populli iranian do të mbronte të drejtat e tij "të fituara me vështirësi" dhe kurrë nuk do t'i lejonte infiltruesit "t'i sabotojnë ato nëpërmjet dhunës dhe shkatërrimit". Ditë më parë, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj postimeve fyese të presidentit amerikan në përkrahje të trazirave në Iran, theksoi: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili disa muaj më parë e quajti popullin iranian një komb terrorist, nuk ka të drejtë të solidarizohet me popullin iranian”. “Iranianët nuk kanë nevojë për simpatinë e keqdashësve të Iranit”, shtoi Ruhani.