Zarif: Siguria dhe rendi në Iran është i mbështetur tek populli
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65907-zarif_siguria_dhe_rendi_në_iran_është_i_mbështetur_tek_populli
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj protestave të fundit në Iran, në një mesazh të tij në Twitter deklaroi se siguria dhe stabiliteti në Iran mbështetet tek populli i vet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2018 06:06 Europe/Tirane
  • Zarif: Siguria dhe rendi në Iran është i mbështetur tek populli

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj protestave të fundit në Iran, në një mesazh të tij në Twitter deklaroi se siguria dhe stabiliteti në Iran mbështetet tek populli i vet.

Shefi i diplomacisë iraniane tha se populli iranian përkundër popujve të vendeve mike të Donald Trump në rajon, ka të drejtë vote dhe kundërshtimi dhe shtoi: Kjo është një e drejtë për të cilën janë bërë përpjekje të shumta dhe ajo do të mbrohet dhe nuk do të lejohen elementët dashakeqës që me dhunë dhe trazira të zhdukin këtë të drejtë. Prej javës së kaluar në disa qytete të Iranit janë organizuar protesta që janë nisur nga personat që kanë humbur depozitat e tyre në shoqëritë kredituese. Ata kanë kritikuar shtrenjtësinë dhe pamundësinë e qeverisë për të kontrolluar çmimet e tregut. Këto protesta janë shfrytëzuar nga elementë oportunistë për të krijuara trazira dhe rrëmuja të cilat janë mbështetur nga autoritetet amerikane, regjimi sifonit dhe disa media të huaja. Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi se populli iranian do të mbronte të drejtat e tij "të fituara me vështirësi" dhe kurrë nuk do t'i lejonte infiltruesit "t'i sabotojnë ato nëpërmjet dhunës dhe shkatërrimit". Ditë më parë, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj postimeve fyese të presidentit amerikan në përkrahje të trazirave në Iran, theksoi: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili disa muaj më parë e quajti popullin iranian një komb terrorist, nuk ka të drejtë të solidarizohet me popullin iranian”. “Iranianët nuk kanë nevojë për simpatinë e keqdashësve të Iranit”, shtoi Ruhani.