Ruhani kritikon Francën
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke kritikuar Francën për shkak se një grup terrorist ka krijuar bazë në Francë dhe nga atje kryen aktivitete provokuese për të nxitur popullin iranian për të kryer dhunë ka thënë: Nga qeveria franceze presim që në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe dhunës të zbatojë përgjegjësitë ligjore të saj dhe të marrë masa ndaj grupit terrorist MEK.
Hasan Ruhani mbrëmjen e së martës zhvilloi një bisedë telefonike me Emanuel Macron president i Francës me të cilin diskutoi për vazhdimin e kontakteve dhe thellimin e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Parisit. Në këtë bisedë telefonike presidenti iranian ka uruar homologun e tij, popullin dhe qeverinë franceze për vitin e ri dhe theksoi bashkëpunimet dypalëshe rajonale dhe ndërkombëtare të Iranit dhe Francës në kuadër të zgjerimit dhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Presidenti iranian gjithashtu vuri në dukje parimet bazë të Iranit për zgjerimin e paqes, rendit dhe forcimit të stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe tha se për të gjithë është e qartë ndihma dhe përpjekja e Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe shkatërrimin e ISIS në rajon. Presidenti iranian, vendimin e fundit të presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist e cilësoi veprim destruktiv dhe kërkoi nga Evropa që të mbajë qëndrime të qarta dhe duke mos bashkëpunuar me Amerikën të përpiqet për forcimin e stabilitetit dhe rendit në rajon. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka bashkëpunuar vazhdimisht me ANEA dhe tha se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare e cila duhet respektuar nga të gjithë. Në këtë bisedë telefonike presidenti i Francës Emanuel Macron vuri në dukje se Franca është e zotuar për të zbatuar marrëveshjen bërthamore të cilën e konsideron në interes të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtare dhe theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të kontakteve dhe dialogu për një rajon më të sigurt dhe stabil dhe për t’i dhënë fund krizave dhe trazirave në Jemen, Siri dhe në Irak. Presidenti i Francës tha se roli dhe prania e forcave të gradës revolucionare në shkatërrimin e ISIS është i pamohueshëm dhe kjo duhet vlerësuar. Sa i përket kritikave të presidentit iranian lidhur me praninë e grupit terrorist MEK në Francë presidenti i Francës tha se është kundër ndërhyrjes dhe veprimeve në vendet e tjera dhe shtoi se Franca kurrë nuk mbështet grupet terroriste.