Velajati: Irani, është fuqi rajonale dhe me ndikim ndërkombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66001-velajati_irani_është_fuqi_rajonale_dhe_me_ndikim_ndërkombëtar
Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se potencialet aktuale të Revolucionit Islamik, e kanë shndërruar Republikën Islamike të Iranit në fuqinë numër një në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në një faktor me ndikim në arenën ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2018 09:41 Europe/Tirane
  • Velajati: Irani, është fuqi rajonale dhe me ndikim ndërkombëtar

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se potencialet aktuale të Revolucionit Islamik, e kanë shndërruar Republikën Islamike të Iranit në fuqinë numër një në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në një faktor me ndikim në arenën ndërkombëtare.

Ali Akbar Velajeti në një simpozium të zhvilluar me temë "Revolucioni Islamik, zhvillimet e rajonit dhe perspektiva e ardhshme", deklaroi: "Irani me ruajtjen e fuqisë rajonale të vet dhe me thyerjen e armiqve, pengoi sulmet dhe depërtimin e grupit terrorist ISIS. Forca rajonale e Iranit është rezultat i ndjekjes së shkollës së Ehli Bejtit (a.s.), prandaj edhe rezistenca dhe përballja e forcave Kods të Gardës Revolucionare kundër grupit terrorist ISIS, ishte për shkak të ndjekjes së shkollës së Ehli Bejtit (a.s.)". Z. Velajeti në vazhdim vuri në dukje rolin e forcave të Hashd Sha'bi në Irak dhe Siri dhe shtoi: "Irani për të mbrojtur interesat dhe për të penguar depërtimin e grupeve terroriste dhe të regjimit sionist, është i pranishëm në rajon".