Ministri i Mbrojtjes i Iranit: SHBA synon të destabilizojë rajonin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66041-ministri_i_mbrojtjes_i_iranit_shba_synon_të_destabilizojë_rajonin
Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Amir Hatami, tha të enjten se SHBA gjithmonë kanë fajësuar të tjerët për humbjet e tyre në pjesë të ndryshme të botës dhe kanë ndjekur objektivin e sionistëve për të destabilizuar rajonin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2018 17:00 Europe/Tirane
  • Ministri i Mbrojtjes i Iranit: SHBA synon të destabilizojë rajonin

Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Amir Hatami, tha të enjten se SHBA gjithmonë kanë fajësuar të tjerët për humbjet e tyre në pjesë të ndryshme të botës dhe kanë ndjekur objektivin e sionistëve për të destabilizuar rajonin.

"Bashkëpunimi mes Iranit dhe Pakistanit në sektorin e mbrojtjes është pozitiv dhe vizita e fundit e komandantit të ushtrisë pakistaneze në Teheran konsiderohet si pikë kthese në këtë bashkëpunim", tha të enjten gjeneral brigade Hatami në një bisedë telefonike me homologun e tij pakistanez, Khurram Dastgir Khan. Ministri i Mbrojtjes i Iranit përsëriti se zhvillimet rajonale kërkojnë që Teherani dhe Islamabadi dhe bota islame të kenë ndërveprime të mëtejshme në trajtimin e zhvillimeve rajonale dhe globale. “Kultivimi i drogës, rritja e terrorizmit në Afganistan, pasiguria e shfrenuar dhe masakrimi i përditshëm i dhjetëra njerëzve të pafajshëm në vende të tilla si Afganistani, Jemeni, Iraku dhe Siria i kanë rrënjët në politikat djallëzore dhe destabilizuese të SHBA-ve”, tha ai. Ministri pakistanez i mbrojtjes, nga ana e tij, mirëpriti zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis të dy vendeve dhe tha se zhvillimet e shpejta kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë midis Iranit dhe Pakistanit.