Stilet e kundërta të lidershipit në konfliktin Arabi Saudite-Iran (1)
Ish-diplomati iranian dhe profesori i Universitetit Princeton, Hosein Musavian, në një artikull të tij ka shqyrtuar kontrastin mes karakteristikave të lidershipit të Iranit dhe të Arabisë Saudite.
Princi i Kurorës Saudite, Mohamed bin Salman, është duke konsoliduar fuqinë në Riad dhe duke e pozicionuar veten për t'u bërë sundimtari më i fuqishëm në historinë saudite. Rritja e fuqisë së tij shoqërohet me armiqësi kundër Iranit dhe madje edhe me retorikë të luftës. Ndërsa rriten tensionet Arabi Saudite-Iran, përvojat dhe stilet e 78-vjeçarit, Liderit suprem të Revolucionit Islamik Ajatollah Ali Khamenei dhe 32 vjeçarit, Mohamed bin Salman, do të vendosin të ardhmen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Para Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, Ajatollah Khamenei ishte një aktivist politik që kundërshtoi diktaturën e Shahut dhe mbajti 15 vjet burg, përjetoi torturë dhe mërgim. Ai u rrit në rangjet revolucionare pas revolucionit dhe në vitin 1981 u zgjodh president. Gjatë luftës Iran-Irak (1980-1988), ku Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera globale si dhe shtetet rajonale arabe mbështetën agresorin Sadam Husein, Ajatollah Khamenei luajti një rol kyç në mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e përpjekjeve të luftës. Mohamed bin Salman, nga ana tjetër, sapo kishte lindur në vitin 1985 dhe nuk ka përvojë të krahasueshme.
Gjatë viteve 1980, Irani u përball gjithashtu me një valë terrorizmi, me grupin MEK )terrorist) përgjegjës për më shumë se 17,000 vdekje.
Ajetollah Khamenei është vetë viktimë e terrorizmit, me një dorë të paralizuar pas një sulmi me bombë në vitin 1981. Rreshtimi i historisë së Iranit për të rënë viktimë e terrorizmit është se udhëheqësit e tij janë bërë veteranë të antiterrorizmit - një arsye tjetër për suksesin e Iranit në luftën kundër terrorizmit në të gjithë rajonin. Mohamed bin Salman, ndërkohë, nuk ka një rekord të luftës kundër terrorizmit dhe po përgatitej të merrte frenat e pushtetit në një kohë kur, sipas një e-mail nga ish Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton në vitin 2014, vendi i tij "ka ofruar mbështetje financiare dhe logjistike për ISIS".
Politikat divergjente të jashtme
Ajetollah Khamenei ka udhëhequr për 28 vjet një shtet që i është nënshtruar çdo forme të presionit ekonomik, politik dhe të sigurisë nga fuqitë e jashtme - kryesisht Shtetet e Bashkuara - që kanë për qëllim nxitjen e ndryshimit të regjimit. Megjithatë, Irani ka arritur të ruajë sigurinë dhe stabilitetin edhe gjatë kësaj periudhe dhe vendi është shfaqur si një fuqi rajonale me ndikim. Politikat e sanksioneve, presioneve dhe kërcënimeve të luftës kundër Teheranit kanë rezultuar në faktin që Irani konsolidon pozicionin e vet si shteti i vetëm rajonal që nuk i vë në pah fuqitë e huaja për sigurinë e tij.
Për më tepër, strategjia e sigurisë kombëtare së Ajatollah Khameneit është premtuar në besimin se rezistimi ndaj aspiratave hegjemonike të SHBA në Lindjen e Mesme nuk është vetëm burimi i fuqisë së Iranit, por i lejon këtij vendi të ruajë pavarësinë e tij.
Përkundrazi, familja mbretërore saudite i sheh Shtetet e Bashkuara si garantues të sigurisë të saj dhe është mbështetur në patronazhin ushtarak, politik dhe ekonomik të SHBA-së për dekada të tëra. Në maj, Mohamed bin Salman sinjalizoi synimin e tij për të vazhduar këtë varësi duke nënshkruar marrëveshjen më të madhe të armëve në historinë e SHBA për 350 miliardë dollarë, duke fituar kështu mbështetje të plotë për rendin e tij rajonal dhe të brendshëm nga Shtëpia e Bardhë.
Brenda rajonit, Teherani ka formuar një partneritet strategjik me Rusinë. Me urdhër të qeverive siriane dhe irakiane, Teherani ka luajtur një rol kyç në këto vende për të siguruar integritetin e tyre territorial dhe për të mposhtur organizatat terroriste si ISIS. Arabia Saudite me leje të SHBA ka filluar sulmet në Jemen, duke krijuar katastrofën më të madhe humanitare në botë me fushatën e saj të egër bombarduese. Ajo ka dështuar në përpjekjen e saj për të orkestruar ndryshimet e regjimit në Katar dhe Siri. Veprime të tilla kanë ndikuar që Mohamed bin Salman të fitojë një epitet si nxitës dhe impulsiv, ku gazeta amerikane The Neë York Times ka vënë në dukje se shumica në Arabinë Saudite e shohin atë si "të uritur dhe të papërvojë". Analistë të tjerë kanë deklaruar se si nën menaxhimin e Mohamed bin Salman Arabia Saudite është bërë një aktor iracional në Lindjen e Mesme".
Hosein Musavian