Kapaciteti raketor i Iranit, ferrë në sy të armiqve
Republika Islamike e Iranit në fushën e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe të forcës parandaluese përball kërcënimeve të armiqve dhe gjithashtu në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, ka bërë hapa të mëdha.
Sukseset e Iranit në luftën kundër terrorizmit në rajon është argument i qartë për këtë të vërtetë se nëse në Azinë Perëndimore ekziston një stabilitet relativ, ai është rezultat i forcës parandaluese dhe rezistencës së fortë përball lëvizjeve destruktive që prishin sigurinë në rajon të cilat me mbështetjen e Amerikës dhe aleateve të saj rajonal, synojnë vetëm krijimin e trazirave dhe destabilizimin e Lindjes së Mesme. Nuk ka dyshim se Amerika, kapacitetin dhe forcat ushtarake të Iranit e konsideron një pengesë të madhe përball politikës hegjemoniste të vet dhe për këtë arsye mundohet duke abuzuar mekanizmat e sanksioneve, të dobësojë kapacitetin mbrojtës të Iranit. Qeveria e Amerikës pikërisht me këtë qëllim ka vendosur sanksioneve kundër Iranit. Thesari i Amerikës së fundi ka deklaruar se pesë grupe industriale të Republikës Islamike të Iranit ka hequr nga sistemi financiar ndërkombëtar me pretekst të ashtuquajturës "pjesëmarrje në programin raketor të Iranit". Thesari i Amerikës më 18 qershor të vitit të kaluar, gjithashtu 18 persona dhe grupe iraniane dhe të huaja me pretekste të ndryshme i ka vendosur në listën e sanksioneve. Natyrisht se sanksionet amerikane nuk kufizohen me periudhën e Trump. Qeveritë e ndryshme të Amerikës përveç se kanë pohuar forcën me ndikim të Iranit në Lindjen e Mesme dhe në botë, gjithmonë kanë synuar dobësimin e fuqisë ushtarake të Iranit, sidomos forcën raketore. Instituti hulumtues amerikan Interprice në gusht të vitit 2017 në një raport të tij ka shkruar: "... Një prej sferave në të cilat Irani ka arritur në kulmin e profesionalizmit, është prodhimi i raketave balistike. Raketat balistike të Iranit përbëjnë boshtin e forcës parandaluese të këtij vendi dhe Irani deri më tani nuk është përqendruar në asnjë sektor tjetër mbrojtës më tepër se sa që është përqendruar në sektorin e raketave balistike". Irani në periudhën e luftës imponuese e cila ka filluar me mbështetjen e gjerë të fuqive botërore ndaj Sadam Husejnit, ka pësuar dëme të mëdha nga sulmet raketore të regjimit Ba'th të kryera në qytete dhe në vendbanime civile. Një prej arsyeve të zhvillimit të kapaciteteve të sektorit të mbrojtjes raketore, janë shkatërrimet e kaluara dhe problemet e krijuara për Iranin gjatë asaj lufte. Irani kurrë nuk ka synuar blerjen me miliarda dollarë të armatimeve ashtu siç bëjnë vendet arabe të Gjirit Persik, për arsye se Irani ka pa këtë aftësi në vete se mund të plotësojë nevojat e tij në fushën e mbrojtjes në bazë të ligjeve dhe normave ndërkombëtare duke shfrytëzuar potencialet vendore dhe shkencën e ekspertëve iranianë.