Tërmet i fuqishëm në Kermanshah të Iranit
Janar 06, 2018 15:13 Europe/Tirane
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë tronditi Iranin Perëndimor, në të njëjtën zonë ku nëntorin e kaluar një tërmet i fuqishëm shkaktoi rreth 600 viktima.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe dëme materiale. Epiqendra e tërmetit ishte 21 km nga Sarpol-e Zahab në Iranin perëndimor në një thellësi prej 10 kilometrash. Në 13 nëntor një tërmet i fuqishëm 7,3 ballë shkatërroi rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke shkaktuar mbi 600 te vdekur, 12 mije te plagosur dhe duke shkaterruar mbi 30 mije banesa,duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës të vitit 2017.
Tags