Teherani qendra e bashkëmendimit rreth sfidave të sigurisë në Azinë Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66381-teherani_qendra_e_bashkëmendimit_rreth_sfidave_të_sigurisë_në_azinë_perëndimore
Teherani, kryeqyteti i Republikës Islamike të Iranit, sot është organizator i konferencës së dytë të sigurisë për rajonin e Azisë Perëndimore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 08, 2018 15:14 Europe/Tirane

Teherani, kryeqyteti i Republikës Islamike të Iranit, sot është organizator i konferencës së dytë të sigurisë për rajonin e Azisë Perëndimore.

Kjo konferencë ka filluar punimet me pjesëmarrjen e funksionarëve politikë, të sigurisë, si dhe të hulumtuesve nga 49 vende të botës. Rajoni i Azisë Perëndimore ose Lindja e Mesme është një prej qendrave kryesore të krizave në botë që disa prej sfidave të saj po vazhdojnë të ekzistojnë që nga disa dekada më parë dhe po shtojnë krizat e reja.

Eksperienca gjatë viteve të fundit ka treguar se kërcënimet në fushën e sigurisë kanë një larmi dhe shtrirje të madhe dhe pikërisht në këto përmasa ekziston nevoja për një vështrim të plotë dhe njohje të natyrës së kërcënimeve dhe parashikimit të situatave të panjohura. Rajoni i Azisë Perëndimore nga kjo pikëpamja është i ngjashëm me një tablo tredimensional, sepse ky rajon po përballet me një larmi të sfidave të sigurisë, politike, ekonomike dhe etnike.

Megjithëkëtë, një prej aspekteve të rëndësishme të këtyre sfidave, është fakti se shumë kriza të rajonit të Azisë Perëndimore janë jashtë rajonale ose ndërkombëtare të cilat kanë rezultuar me projektin e ndërhyrjeve ushtarake të Amerikës dhe të NATO-s dhe me krijimin e bazave të përhershme ushtarake në rajon.

Një aspekt tjetër i këtyre sfidave, është varësia në fushën e sigurisë nga faktorët e huaj e cila është bërë shkak që modelet e përbashkëta të sigurisë rajonale të mos gjejnë identitet.

Aspekti i tretë dhe më i rëndësishëm i këtyre sfidave është mungesa e pranimit të një bindje të fortë në fushën e posedimit të aftësive për tu përballur me sfidat dhe për të neutralizuar kërcënimet në rajon. Shembulli konkret i kësaj lëvizje, është sfida e përballjes me grupin terrorist ISIS në Siri dhe Irak. Mirëpo bashkëpunimi i matur mes Iranit, Rusisë, Sirisë, Turqisë dhe Irakut për të luftuar kundër terrorizmit ka treguar se vendet e rajonit mund të shfrytëzojnë shumë mirë potencialet rajonale në disa fusha, pavarësisht ekzistencës së dallimeve.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ditë më parë deklaroi: "Disa komplote të njëpasnjëshme të Amerikës, sionizmit dhe të disa regjimeve servile të tyre në rajon janë thyer dhe neutralizuar me forcën e Republikës Islamike të Iranit që një prej këtyre është thyerja e grupit terrorist ISIS. Kjo e arritur a nuk mund ta vërtetojë moton "Ne mundemi"?"

Problemi është ky që modeli dhe strategjia e perëndimit në fushën e vendosjes së sigurisë në Azinë Perëndimore, është  bazuar mbi dy faktorë:

  1. Shitja e armatimeve
  2. Krijimi i koalicioneve joefikase për të luftuar kundër terrorizmit.

Këto veprime vazhdimisht kanë krijuar sfida për sigurinë e rajonit të Azisë Perëndimore.

Në një përmbledhje të përgjithshme rreth krizave dhe pasigurisë në Azinë Perëndimore, tre kritere mund të konsiderohen si parakusht për ngadhënjimin ndaj sfidave të sigurisë në rajon: një, njohja e saktë dhe perceptimi realist i natyrës së kërcënimeve të sigurisë; dy, posedimi i vullnetit për të ecur drejt integrimit rajonal dhe shmangia nga qasjet dhe mekanizmat e njëanshëm; tre, besimi në parimin e rëndësishëm "mundemi" në përballje me faktorët destabilizues në rajon.