Takohen ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Omanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66391-takohen_ministrat_e_jashtëm_të_iranit_dhe_omanit
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij omanez Jusuf bin Alavi bin Abdullah në një takim të hënën në Teheran, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2018 14:21 Europe/Tirane
  • Takohen ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Omanit

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij omanez Jusuf bin Alavi bin Abdullah në një takim të hënën në Teheran, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Zarif dhe bin Alavi theksuan mbi përfundimin e luftës në Jemen dhe dërgimin e ndihmës humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta. Ata diskutuan gjithashtu çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin e bashkëpunimit bankar mes Iranit dhe Omanit. Ministri i Jashtëm i Omanit ndodhet në Teheran për të marrë pjesë në konferencën e dytë të sigurisë në Teheran me temë: Siguria rajonale në Azinë Perëndimore, sfidat në zhvillim dhe mundësitë.