Takohen ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Omanit
Janar 08, 2018 14:21 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij omanez Jusuf bin Alavi bin Abdullah në një takim të hënën në Teheran, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Zarif dhe bin Alavi theksuan mbi përfundimin e luftës në Jemen dhe dërgimin e ndihmës humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta. Ata diskutuan gjithashtu çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin e bashkëpunimit bankar mes Iranit dhe Omanit. Ministri i Jashtëm i Omanit ndodhet në Teheran për të marrë pjesë në konferencën e dytë të sigurisë në Teheran me temë: Siguria rajonale në Azinë Perëndimore, sfidat në zhvillim dhe mundësitë.
Tags