Xhehangiri: Dalja nga marrëveshja bërthamore në dëm të vetë SHBA
Nënpresidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: "Amerikanët me siguri do të humbasin nëse e braktisin marrëveshjen bërthamore.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Is'hak Xhehangiri, në martën në një ceremoni përkujtimore për nderë të Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, kryetarit të ndjerë të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit, ka thënë se amerikanët duhet t'a dinë se iranianët me daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore nuk do të vajtojnë. Marrëveshja bërthamore e Iranit me G 5+1 (Britania, Franca, Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania) ka filluar të zbatohet që nga janari i vitit 2016, por qeveria amerikane gjithmonë ka hezituar në zbatimin e kësaj marrëveshje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kundërshtuar vazhdimisht qëndrimet e palëve të tjera, duke bërë thirrje për mosrespektimin e marrëveshjes bërthamore, por një gjë e tillë ka hasur në kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare. Nënpresidenti i parë i RII po ashtu foli edhe për rolin dhe qëndrimin e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit gjatë periudhës së Revolucionit Islamik dhe pas revolucionit, duke thënë se ai mbrojti Revolucionin Islamik deri në minutën e fundit. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, kryetari i ndjerë i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit vdiq më 8 janar 2017 në moshën 82 vjeçare nga një atak në zemër në Teheran.