Forcat iraniane, në gjendjen më të lartë të gatishmërisë
Komandanti i forcave tokësore të Ushtrisë Iraniane tha se Ushtria e Republikës Islamike të Iranit është në nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake dhe të mbrojtjes dhe, së bashku me forcat e tjera të armatosura iraniane, është e gatshme t'i përgjigjet çdo kërcënimi nga armiqtë.
Gjeneral major Kiomars Hejdari, tha se "në dimensionin ushtarak, asnjë rrezik nuk e kërcënon Iranin, dhe jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por çdo armik tjetër që dëshiron të veprojë kundër Iranit, do të marrë një përgjigje të fortë dhe dërrmuese". Ai gjithashtu theksoi mbi trazirat e kohëve të fundit në Iran dhe shtoi: “Llogaritë e atyre që morën pjesë në këto trazira janë të ndara nga populli iranian. Kërkesat e drejta ekonomike të popullit janë të ndara nga veprimet e dhunshme dhe vandale të nxitësve të trazirave të komanduar nga fuqitë e huaja. Kombi iranian e ka provuar se gjithnjë përkrah lidershipin fetar dhe sistemin e RII dhe rruga e tij është e ndryshme nga ata që dëgjojnë urdhrat e armiqve dhe djegin flamurin e Republikës Islamike të Iranit”.