Ministri i jashtëm iranian arrin në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66557-ministri_i_jashtëm_iranian_arrin_në_moskë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit arriti për një vizitë në Moskë për tu takuar me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 10, 2018 11:53 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian arrin në Moskë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit arriti për një vizitë në Moskë për tu takuar me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë.

Z. Muhamed Xhavad Zarif këtë vizitë e zhvillon në kuadër të kontakteve të vazhdueshme mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Rusisë, sidomos në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Ministri i jashtëm i Iranit të enjten gjithashtu me ftesë të znj. Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, do të shkojë në Belgjikë dhe do të takohet me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe dhe do të diskutojë rreth zhvillimeve më të fundit përkatëse me marrëveshjen bërthamore.