Vizita e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66581-vizita_e_ministrit_të_jashtëm_të_republikës_islamike_të_iranit_në_moskë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit arriti për një vizitë në Moskë për tu takuar me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 11, 2018 05:35 Europe/Tirane

Ministri i punëve të jashtme të Iranit arriti për një vizitë në Moskë për tu takuar me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë.

Z. Muhamed Xhavad Zarif këtë vizitë e zhvilloi në kuadër të kontakteve të vazhdueshme mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Rusisë, sidomos në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Mëngjesin e së mërkurës ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkoi në Moskë për tu takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Kjo vizitë u krye në kuadër të kontakteve të vazhdueshme të Iranit dhe Rusisë. Të enjten gjithashtu Pas vizitës në Moskë ku Muhamed Xhavad Zarif u takua me homologun e tij Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë iraniane u nis për në Bruksel ku me ftesë të Federika Mogherini do të mbahet takimi mes ministrave të jashtëm të Iranit, Anglisë, Gjermanisë dhe Francës me të cilët do të diskutojë rreth zhvillimeve më të fundit përkatëse me marrëveshjen bërthamore.  Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se të gjitha palët nënshkruese të programit të përbashkët të veprimit në koordinim me njëri tjetrin duhet të garantojnë se këto arritje ndiqen me sukses.  Muhamed Xhavad Zarif ditën e mërkurë u takua me Sergei Lavrov ministrin e jashtëm të Rusisë. Ai pasi shprehu falënderime për mbështetjen e qeverisë ruse në zbatimin e marrëveshjes bërthamore ka thënë se marrëveshja bërthamore është një sukses dhe arritje ndërkombëtare dhe ANEA shumë herë ka konfirmuar faktin se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Fatkeqësisht një prej nënshkruesve të programit të përbashkët të veprimit jo vetëm që nuk ka zbatuar angazhimet e tij në mënyrë të plotë por ka bërë edhe veprime destruktive në rrugën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, tha në falën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit  duke theksuar se bashkëpunimit Teheran-Moskë ka pasur rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon, shtoi se Irani është zotuar që duke bashkëpunuar me Rusinë dhe Turqinë, të mundohet që bisedimet e Astanasë të ecin përpara dhe konferenca e Suçit të jetë një konferencë e suksesshme për gjetjen e një zgjidhjeje politike të krizës në Siri.  I ndodhur në Moskë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se populli iranian ka reaguar se mbështet dhe mbron të drejtat e tij ndërsa qeveria e Republikës Islamike të Iranit duke respektuar të drejtat e popullit thekson në të drejtën e zgjedhjes dhe kritikës. Aleatët e Amerikës në rajon nuk respektojnë asnjë prej të drejtat e popujve të tyre dhe jo vetëm qeveria amerikane por as kongresi amerikan nuk shpreh shqetësime mbi gjendjen në këto vende. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani, sigurinë, qetësinë dhe progresin e tij ekonomik e ka arritur falë kombit iranian, mbështetjes së popullit dhe mbështetjes tek sovraniteti kombëtar. Sa i përket vendimit të mundshëm të presidentit amerikan lidhur me marrëveshjen bërthamore, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se ky vendim është i paparashikueshëm dhe shtoi se Trump është bërë pretekst që edhe partnerët e Amerikës të mos kenë besim tek amerikan. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Moskë deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare është shprehur haptazi se nuk mbështet politikat e Amerikës të cilat janë dëmtuese. Ndër të tjera ministri jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: Në takimin e javës së kaluar të KS të OKB që ishte një takim i parëndësishëm dhe i papërshtatshëm, me gjithë presionet e Amerikës të gjithë vendet anëtare të këtij këshilli theksuan domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga të gjitha palët dhe kjo në vetvete ishte një bashkim mendimesh. Ndër të tjera ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se ky bashkim duhet të kthehet në veprim dhe shtoi se amerikan duhet ta kuptojë se kjo është bashkësia botërore dhe ajo duhet të përmirësojë politikat e saj. Bashkësia botërore dëshiron vazhdimin e marrëveshjes bërthamore dhe ajo do të bëjë qëndresë përballë çdo veprimi dashakeq apo kundërvajtje të Amerikës.