Zarif futet në Bruksel
(last modified Thu, 11 Jan 2018 08:05:24 GMT )
Janar 11, 2018 09:05 Europe/Tirane
  • Zarif futet në Bruksel

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Bruksel për të marrë pjesë në takimin me ministrat e jashtëm të 3 vendeve evropiane.

Pas një vizitë në Moskë ku Muhamed Xhavad Zarif u takua me homologun e tij Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë iraniane u nis për në Bruksel ku me ftesë të Federika Mogherini dot ë mbahet takimi mes ministrave të jashtëm të Iranit, Anglisë, Gjermanisë dhe Francës. Sot ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të ketë një takim me Federika Mogherini dhe më pas me ministrat e jashtëm të vendeve evropiane. Në këtë vizitë shefi i diplomacisë iraniane shoqërohet nga Sejed Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm për çështjet juridike dhe ndërkombëtare.

Tags