Zarif takohet me ministrin e jashtëm të Francës
(last modified Thu, 11 Jan 2018 15:25:44 GMT )
Janar 11, 2018 16:25 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me ministrin e jashtëm të Francës

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Francës, të enjten në Bruksel ka zhvilluar një takim me Jean-Yves Le Drian, ministrin e jashtëm të Francës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në këtë takim ministrat e jashtëm të Iranit dhe Francës kanë biseduar rreth marrëveshjes bërthamore dhe çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare. Z. Zarif me ftesë të znj. Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, po qëndron për një vizitë në Belgjikë. Gjatë kësaj vizite, ministri i jashtëm iranian do të zhvillojë takime të ndara edhe me homologët e tij belg, gjerman dhe birtanez. Temë kryesore e z. Zarif gjatë takimeve të tij në Bruksel është marrëveshja bërthamore dhe moszbatimi i zotimeve të Amerikës ndaj kësaj marrëveshje.

Tags