Një tërmet 5.6 ballë në perëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66617-një_tërmet_5.6_ballë_në_perëndim_të_iranit
Një tërmet 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur disa rajone të provincave Ilam dhe Kermanshah në perëndim të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2018 13:02 Europe/Tirane
  • Një tërmet 5.6 ballë në perëndim të Iranit

Një tërmet 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur disa rajone të provincave Ilam dhe Kermanshah në perëndim të Iranit.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë qyteti Sumar në provincën Kermanshah. Ky tërmet ka ndodhur në thellësinë 8 km në tokë. Reza Mahmudjan, sekretari i përgjithshëm për administrimin e krizave në provincën Kermanshah, deklaroi: "Ekipet emergjente janë dërguar në qytetin Sumar për të analizuar situatën në zonat urbane dhe rurale. Gjithashtu një tërmet tjetër 5.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonet Hojedk dhe Ravar në provincën Kerman, por ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme materiale dhe as në njerëz.