Irani thekson vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66621-irani_thekson_vazhdimin_e_zbatimit_të_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, shefja e diplomacisë evropiane dhe ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe janë takuar të enjten (sot) në Bruksel dhe kanë theksuar vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Irani thekson vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, shefja e diplomacisë evropiane dhe ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe janë takuar të enjten (sot) në Bruksel dhe kanë theksuar vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit në këtë takim ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga të gjitha palët nënshkruese, sidomos nga Bashkimi Evropian. Ndërkohë znj. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, Jean-Yves Le Drian, ministri i jashtëm i Francës, Sigmar Gabriel, ministri i jashtëm i Gjermanisë dhe Boris Johnson, ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, në këtë takim gjithashtu kanë theksuar në zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e BE dhe nga ana e qeverive të tyre duke thënë se kjo marrëveshje është një sukses i veçantë diplomatik. Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu ka zhvilluar takime të ndara dhe ka biseduar me ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë si dhe me znj. Federika Mogherini. Gjatë këtyre takimeve është biseduar në lidhje me çështjet me interes të përbashkët. Ndërkohë Donald Trump, presidenti i Amerikës të premten pritet të deklarojë vendimin e tij rreth vazhdimit të anulimit të sanksioneve kundër Iranit sipas marrëveshjes bërthamore ose për daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.