Zarif: Brukseli mbështet fuqishëm marrëveshjen bërthamore
Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi të enjten se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore (nënshkruar nga Irani dhe G5 + 1) në mënyrë unanime besojnë se çdo veprim që minon marrëveshjen është i papranueshëm.
Muhamed Xhavad Zarif, i cili ndodhet në Bruksel për të biseduar me homologët e tij britanikë, francezë dhe gjermanë si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkroi në faqen e tij nëtwitter se "Konsensusi i fortë në Bruksel" është arritur sot për zbatimin e marrëveshjes bërthamore. "Irani ka vepruar plotësisht në përputhje me marrëveshjen bërthamore. Populli iranian ka çdo të drejtë për të gjitha përfitimet që ofron kjo marrëveshje. Çdo veprim që dëmton marrëveshjen bërthamore është i papranueshëm, "tha Zarif në postimin e tij. Ndër të tjera, Ministri i Jashtëm i Iranit tha se vazhdimi i përmbushjes së të gjitha angazhimeve të bazuara në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 varet nga zbatimi i plotë i marrëveshjes historike nga SHBA-të. "Të gjithë pajtohen se është e domosdoshme që të gjitha palët të përmbushin detyrimet e tyre nënmarrëveshjen bërthamore. ANEA ka verifikuar përputhjen e plotë të Iranit, por vazhdimi i respektimi të kësaj marrëveshjeje do të varet nga pajtueshmëria e plotë e SHBA-ve, "shkroi Zarif.