Zangane: Kontrata me kompaninë Total po funksionon pa asnjë ndërprerje
(last modified Fri, 12 Jan 2018 18:24:34 GMT )
Janar 12, 2018 19:24 Europe/Tirane
  • Zangane: Kontrata me kompaninë Total po funksionon pa asnjë ndërprerje

Ministri i naftës i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: "Kontrata me kompaninë franceze të naftës Total ka vazhduar pa vonesa dhe pa ndërprerje dhe të gjithë tenderët janë mbajtur, përveç ofertës së shpimit.

Bizhan Zangane duke folur në lidhje me kontraktorët iranianë dhe të huaj, ka thënë: Me përjashtim të një kontraktori, kontraktorët tjerë janë iranianë dhe së shpejti do t’u komunikohen atyre aktivitetet. Kontrata për zhvillimin e Fazës 11 në Parsin Jugor, u nënshkrua në Teheran më 3 korrik 2017 midis kompanisë iraniane të naftës dhe konsorciumit ndërkombëtar të kompanisë franceze të naftës Total me vlerë 4 miliardë e 800 milionë dollarë. Me zbatimin e kontratës së zhvillimit të fazës 11 të Parsit jugor, në ditë janë shtuar 56 milionë metra kub gaz në kapacitetin e nxjerrjes së gazit nga Irani në fushën e gazit Parsi jugor që shfrytëzohet së bashku me Katarin.

 

Tags