Takimi i parë për dialogun kulturor aziatik në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66769-takimi_i_parë_për_dialogun_kulturor_aziatik_në_teheran
Ceremonia e hapjes së konferencës për dialog kulturor aziatik u zhvillua sot (të shtunën) në Teheran me fjalimin e Abuzar Ibrahimi Turkeman, kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Lidhje Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2018 11:34 Europe/Tirane
  • Takimi i parë për dialogun kulturor aziatik në Teheran

Ceremonia e hapjes së konferencës për dialog kulturor aziatik u zhvillua sot (të shtunën) në Teheran me fjalimin e Abuzar Ibrahimi Turkeman, kryetari i Organizatës për Kulturë dhe Lidhje Islamike të Iranit.

Në ceremoninë e hapjes së konferencës së parë për dialog kulturor aziatik morën pjesë si folës edhe Sejed Abas Salehi, ministri i kulturës dhe edukimit islamik, Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, Mansur Gholami, ministri i shkencave, hulumtimeve dhe teknologjisë, Mustafa Ajdin, shefi i bordit drejtues të Universitetit të Stambollit, Muhamed Mashkatudin, rektori i Universitetit të Daka-së Lindore dhe Din Shamsudin, këshilltari i presidentit të Indonezisë. Komisionet për Azinë Lindore, Nënkontinentin Indian dhe për Azinë Qendrore dhe Kaukazin do të zhvillojnë punimet e tyre për tre ditë me radhë në Fakultetin e Studimeve të Botës në Universitetin e Teheranit, në Universitetin Firdeosi në Mashhad dhe në Mazandaran. Në punimet e këtyre komisioneve marrin pjesë mendimtarët iranian dhe mendimtarë nga 20 vende të Azisë.