Fitorja e Teheranit në lojën e marrëveshjes bërthamore
Ashtu siç parashikohej, reagimi i Teheranit ndaj kushteve të vendosura nga Donald Trump për marrëveshjen bërthamore, ishte i prerë dhe i pakontestueshëm.
Irani nuk do të ri-negociojë marrëveshjen bërthamore dhe as nuk do të lejojë ndërhyrjen e Perëndimit në çështjet e tij të brendshme, ndërsa Amerika synon që duke shfrytëzuar marrëveshjen bërthamore, të kontrollojë programin raketor të Iranit. Megjithëse Irani ka hedhur poshtë në mënyrë eksplicite kushtet e Trump, mbetet ende e paqartë se cilat janë strategjitë e Teheranit përballë veprimeve të Uashingtonit dhe çfarë do të ndërmarr aparati diplomatik i Iranit karshi kushteve të Trump? Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare Abas Erakchi, ka thënë se në betejën diplomatike për marrëveshjen bërthamore të vitit të kaluar, Irani ka arritur të ndajë aleatët e Amerikës nga ky vend dhe ka arritur të izolojë Amerikën në formë të plotë. Ai ka shtuar: Neni 36 i marrëveshjes bërthamore ka të bëjë me mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Nëse arrijmë në pikën ku palët kundërshtare bëjnë shkelje të rënda, ne do të aktivizojmë klauzolën 36 dhe ne do t'i braktisim obligimet tona në këtë marrëveshje. Erakchi ka thënë se gjatë vitit të kaluar Donald Trump presidenti amerikan është përpjekur shumë për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore apo për të kryer ndryshime në këtë marrëveshje, por ai nuk ia ka arritur qëllimit të vet. Trump që nga koha kur erdhi në pushtet ka thënë se do të grisë marrëveshjen bërthamore dhe në këtë mes ka bërë shumë përpjekje për të bindur partnerët evropianë që të ushtrojnë presione mbi Iranin apo për të ri negociuar marrëveshjen bërthamore, por ai ka dështuar në të gjitha përpjekjet e tij. Kreu i shtabit për analizimin dhe monitorimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka thënë se Donald Trump në tetor të vitit 2017 ka kërcënuar se në rast Kongresi nuk do të ketë fuqi ai do të reformojë bashkëpunimin me partnerët evropianë në çështjen e programit të përbashkët të veprimit dhe do t’i japë fund vetë marrëveshjes bërthamore, mirëpo tani ai ka vendosur të qëndrojë në këtë marrëveshje. Zv. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha se qëndrimi i Iranit është krejtësisht i qartë dhe i prerë dhe thekson se Irani nuk negocion me askënd lidhur me kapacitetin mbrojtës dhe raketor.