Larixhani: Detyrë e vendeve islamike është përpjekja për reduktimin e mosmarrëveshjeve
(last modified Mon, 15 Jan 2018 13:04:16 GMT )
Janar 15, 2018 14:04 Europe/Tirane
  • Larixhani: Detyrë e vendeve islamike është përpjekja për reduktimin e mosmarrëveshjeve

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke folur për përpjekjen e armiqve të përbetuar të Islamit për të depërtuar dhe për të krijuar mosmarrëveshje dhe konflikte mes myslimanëve, theksoi se detyrë e vendeve islamike është pengimi i zgjerimit të mosmarrëveshjeve në botën islame.

Ali Larixhani ditën e hënë gjatë punimeve të konferencës së 13-të të parlamenteve të vendeve anëtare të OBI që po zhvillohet në Teheran, zhvilloi një takim me Khaled Helal Naser Al-Mamuli, kryetarin e Parlamentit të Omanit, ku deklaroi: "Ekzistojnë shumë fusha për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes të dy vendeve dhe duhet bërë përpjekje më të mëdha në këtë fushë". Ndërkohë Khaled Helal Naser Al-Mamuli, kryetari i Parlamentit të Omanit, në këtë takim tha se vendi i tij synon të zhvillojë negociata më të mëdha për paraqitjen e strategjive pozitive në fushën e çështjeve dhe problemeve ekzistuese. Ai shtoi: "Irani dhe Omani kanë marrëdhënie politike në nivel të lartë dhe këtë nivel të marrëdhënieve duhet ta zgjerojnë edhe në fusha të tjera tregtare".

Tags