Irani merr pjesë në ekspozitën e turizmit në Indi
Janar 19, 2018 08:55 Europe/Tirane
Irani ka marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të turizmit në Indi, kushtuar turizmit të Azisë dhe Oqeanisë.
Artistë nga Irani, grupe të muzikës tradicionale si dhe disa personalitete politike, hulumtuese, universitare dhe shkrimtarë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së departamentit të Irani në ekspozitën ndërkombëtare të turizmit të Azisë dhe Oqeanisë që zhvillohet në Indi. Në këtë ekspozitë marrin pjesë përfaqësues nga 60 vende të botës të cilët kanë prezantuar pikat më turistike të Azisë dhe Oqeanisë.