Asad: Mbështetja e Iranit për Sirinë ndihmoi në sukseset e ushtrisë siriane
Presidenti sirian Bashar Asad priti të dielën në Damask kryetarin e Këshillit Strategjik të Iranit për Marrëdhëniet me Jashtë z. Kamal Kharazi dhe delegacionin që e shoqëron.
Gjatë takimit, presidenti Asad tha se fitorja mbi terrorizmin në Siri dhe Irak, së bashku me elasticitetin e Iranit në çështjen bërthamore, e prishi komplotin e hartuar për rajonin që kërkonte të fragmentonte shtetet e tij, të shkelte sovranitetin e tyre dhe të konfiskonte pavarësinë e tyre. Ai tha se mbështetja e Iranit për Sirinë në të gjitha fushat, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, kontribuoi në sukseset e arritura nga Ushtria Arabe Siriane kundër terrorizmit. Presidenti sirian pohoi se agresioni flagrant i Turqisë në qytetin sirian Afrin nuk mund të ndahet nga politika e adoptuar nga regjimi turk që nga dita e parë e krizës në Siri, një politikë e cila u mbështet në radhë të parë në mbështetjen e terrorizmit dhe organizatave terroriste. Nga ana e tij, z. Kemal Kharazi përgëzoi presidentin Asad dhe popullin sirian për fitoret e arritura kundër terroristëve, duke shprehur besimin se më shumë arritje do të pasojnë në nivel politik dhe ushtarak. Kharazi theksoi rëndësinë që Siria dhe Irani të vazhdojnë të shkëmbejnë pikëpamje dhe të bashkëpunojnë ngushtë për t'u ballafaquar me komplotet e huaja, duke thënë se harmonia Teheran-Damask luan një rol pozitiv në këtë drejtim.