Amerika reagon ndaj deklaratave të zëdhënësit të manovrës ushtarake të Iranit
Forcat detare të Amerikës në reagim ndaj deklaratave të zëdhënësit të manovrës ushtarake "Muhamed Resulullah s.a.v.s. 5" të Iranit në lidhje me dhënien e alarmit nga ana e Iranit për dy anije luftarake të "Koalicionit", ka thënë se ne kemi marrë "radio-mesazh".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se zëdhënësi i flotës së pestë të forcave detare të Amerikës të dislokuara në Bahrejn, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të manovrës ushtarake "Muhamed Resulullah s.a.v.s. 5" të Iranit. Gjeneral Sejed Mahmud Musavi, zëdhënësi i manovrës ushtarake "Muhamed Resulullah s.a.v.s. 5" të Iranit, të hënë ka deklaruar: "Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë forcat vëzhguese të Iranit kanë identifikuar dy anije luftarake të "Koalicionit" të cilat ishin afruar pranë zonës së caktuar të manovrave. Avionët vëzhgues të ushtrisë iraniane menjëherë janë vendosur në veprim dhe kanë dhënë paralajmërimet përkatëse anijeve luftarake të "Koalicionit" të cilat më pas janë larguar nga zona e manovrave". Ndërkohë agjencia Associated Pres e lajmeve ka raportuar se forcat detare të Amerikës kanë hedhur posht pretendimet e Teheranit në lidhje me përballje me tensione mes dy anijeve luftarake të Amerikës dhe Iranit, ndërsa kanë thënë se anijet luftarake amerikane kanë marrë vetëm një radiomesazh nga anijet luftarake iraniane në lidhje me zhvillimin e manovrave të Iranit në ngushticën Hormoz.