Rishikimi i marrëveshjes bërthamore, kërkesë prepotente e Trump
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se ideja për të bërë ndryshime në marrëveshjen bërthamore të Iranit është prepotente dhe një mashtrim i thjeshtë i projektuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Admiral Ali Shamkhani e bëri këtë deklaratë në një intervistë me rrjetin informativ Al-Alam duke shtuar se përpjekjet e kohëve të fundit të Uashingtonit për të rrezikuar marrëveshjen bërthamore ishin të paligjshme, dhe se nën asnjë rrethanë nuk ka asnjë mundësi që Irani të rinegociojë marrëveshjen bërthamore . Zyrtari i lartë iranian përshëndeti forcimin e potencialit raketor të Iranit dhe tha se Republika Islamike do të vazhdojë të zhvillojë fuqishëm forcën e saj parandaluese për të penguar kërcënimet e jashtme. "Ne nuk do të kemi bisedime mbi çështjen e raketave dhe fuqinë tonë të mbrojtjes me asnjë vend", përsëriti Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Ai tha se qëndrimet e Iranit në rajon nuk janë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Admiral Shamkhani theksoi: “Përpjekja e SHBA për të prezantuar një imazh të gabuar të rolit stabilizues të Iranit i kanë rrënjët në përpjekjet e dështuara të Uashingtonit dhe aleatëve të tij në përdorimin e terrorizmit si një mjet për të imponuar vullnetin e tyre tek vendet e pavarura në rajon”.