Irani reagon ndaj akuzave armiqësore të zv/presidentit amerikan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se populli i Iranit përgjatë dekadave me radhë ka shijuar shijen e miqësisë amerikane me lloj-lloje komplote dhe veprime të padrejta.
Mike Pence, zv/presidenti i Amerikës, të dielën në Jordani në një fjalim të mbajtur para ushtarëve amerikan në bazat e këtij vendi në afërsi të kufirit me Sirinë, pretendoi se Irani synon vendosjen e superioritetit të vet në Lindjen e Mesme në mënyrë që të kërcënojë aleatet e Amerikës në rajon. Amerika kurrë nuk do të lejojë Iranin të vazhdojë zhvillimin e programit të armëve bërthamore. Ndërkohë Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të mërkurën në reagim të këtyre akuzave të padrejta të bëra nga zv/presidenti amerikan kundër Iranit, deklaroi: "Përkundër fjalëve mashtruese dhe të ekzagjeruara të zv/presidentit amerikan, Republika Islamike e Iranit kurrë nuk ka synuar dhe nuk synon prodhimin e armëve bërthamore dhe marrëveshja bërthamore ka zbuluar gënjeshtrat e gjata të amerikanëve për të gjithë botën. Pritej që ky funksionar amerikan të kishte kuptuar deri më tani se roli dhe prania e Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe përkrahja e tij ndaj qeverive dhe popujve të Sirisë dhe Irakut, ka qenë faktori më kryesor që nuk lejojë realizimin e ëndrrës së disa fuqive botërore në lidhje me popujt e rajonit. Përpjekjet e përhershme të autoriteteve amerikane për të krijuar dhe prodhuar kërcënime artificiale dhe të pavërteta në Gjirin Persik dhe në Lindjen e Mesme, bëhen vetëm me qëllim të mbajtjes destabil të këtij rajoni në favor të qëllimeve të këqija të regjimit sionist".