Irani zbulon bomba dhe eksplozivë, neutralizon komplotin terrorist saudit
Irani ka kapur dy paketa të mëdha eksplozivi dhe bomba të fuqishme që duhej të shpërthenin në zonat e populluara si pjesë e dy komploteve terroriste, njëri prej të cilëve ishte projektuar dhe drejtuar drejtpërdrejt nga Arabia Saudite.
Ministria e Inteligjencës e Iranit tha në një deklaratë të së mërkurës se në një operacion, forcat iraniane të sigurisë zbuluan jo më pak se 23 bomba të kontrolluara nga distanca, që terroristët do t’i përdornin për të sulmuat vendet publike në pjesët lindore të vendit. Sipas deklaratës, terroristët kishin arritur të fusnin bombat nga kufijtë lindorë të Iranit duke përdorur ndihmën e agjencive të inteligjencës saudite. Ministria tha se një tjetër dërgesë e eksplozivëve të kompletuar me pajisje shpërthyese u konfiskuan nga një grup terrorist në provincën perëndimore të Kurdistanit. Materialet, të kapura nga një grup militant "separatist" në qytetin kufitar të Marivan, përfshinin materiale ushtarake si TNT, C4, kuti shpërthyese dhe kapsolla elektronikë. Deklarata nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth identitetit të terroristëve apo objektivave të tyre të mundshëm. Zyrtarët sauditë kanë bërë disa herë thirrje të hapura për nxitjen e trazirave në Iran.