Nënshkruhet marrëveshje për turizëm me dhjetë vendet e ECO-s
Shefi i zyrës për investim dhe programim në Organizatën e Trashëgimisë Kulturore, Artizanaleve dhe Turizmit të Iranit ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes me 10 vendet anëtare të organizatës ECO.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Said Ohadi, Shefi i zyrës për investim dhe programim në Organizatën e Trashëgimisë Kulturore, Artizanaleve dhe Turizmit të Iranit, ka thënë se 70 deri 80 % e turistëve janë nga 10 vende anëtare të organizatës ECO që vizitojnë Iranin. Ai shtoi: “Prezantimi i qytetit Tabriz në veriperëndim të Iranit si kryeqytet kulturor i botës islame në vitin 2018 dhe zgjedhja e qytetit Hamedan si mikpritës dhe organizator i forumit për dialog aziatik, do të ushtrojë ndikim pozitiv mbi industrinë e turizmit të Iranit. ECO është një organizatë ekonomike rajonale dhe Irani, Turqia, Pakistani, Afganistani, Turkmenistani, Kërkizistani, Uzbekistani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Republika e Azerbajxhanit janë anëtar të kësaj organizate. Shefi i zyrës për investim dhe programim në Organizatën e Trashëgimisë Kulturore, Artizanaleve dhe Turizmit të Iranit në fund theksoi: “Sipas statistikave botërore, Irani ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit historik, kulturor dhe natyror”.