Boruxherdi kërkon mbështetjen konkrete të Evropës për marrëveshjen bërthamore
(last modified Fri, 26 Jan 2018 07:26:32 GMT )
Janar 26, 2018 08:26 Europe/Tirane
  • Boruxherdi kërkon mbështetjen konkrete të Evropës për marrëveshjen bërthamore

Kryetari i Komisionit për Sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit ka kërkuar nga Evropa të ndërmarrë hapa konkretë në mbështetje të marrëveshjes bërthamore dhe programit të përbashkët të veprimit.

Alaudin Boruxherdi, në kuadër të takimit të përbashkët parlamentar Iran-Evropë, takim që u mbajt në Bruksel mbështeti qëndrimet e BE në mbështetje të marrëveshjes bërthamore dhe tha: Marrëveshja bërthamore dhe heqja e sanksioneve ka krijuar kushte të përshtatshme për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mirëpo veprimtaria e vendeve evropiane nuk ka mundur të plotësojë pritjet e kombit iranian nga marrëveshja bërthamore. Ai veprimet armiqësore të presidentit amerikan për të ushtruar presion ndaj kompanive dhe bankave evropiane, e ka quajtur veprim të njëanshëm të Uashingtonit dhe ofendim i vendimeve të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Tags