Shamkhani: Zoti, armiqtë e Iranit i ka zgjedhur nga mesi i budallenjve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67687-shamkhani_zoti_armiqtë_e_iranit_i_ka_zgjedhur_nga_mesi_i_budallenjve
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në Iran, thotë: Disfatat e njëpasnjëshme të sistemit të arrogancës kundrejt Iranit, tregojnë se ata nuk njohin saktë popullin dhe kapacitetet e Republikës Islamike të Iranit dhe Zoti armiqtë e Iranit i ka zgjedhur nga mesi i budallenjve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2018 04:56 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Zoti, armiqtë e Iranit i ka zgjedhur nga mesi i budallenjve

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në Iran, thotë: Disfatat e njëpasnjëshme të sistemit të arrogancës kundrejt Iranit, tregojnë se ata nuk njohin saktë popullin dhe kapacitetet e Republikës Islamike të Iranit dhe Zoti armiqtë e Iranit i ka zgjedhur nga mesi i budallenjve.

Ali Shamkhani dënoi mbështetjen e Donald Trump për trazirat e fundit në Iran dhe tha se populli iranian në kohën kur pa se faktori i huaj po ndërhyn hapur në krijimin e trazirave mori situatën në dorë dhe u distancua nga elementët destruktivë, duke u dhënë fund këtyre trazirave. Dobësimi i Republikës Islamike të Iranit është një ëndërr e shuar, të cilën e kanë pasur disa vende që nga fitorja e revolucionit islamik. Në 40 vitet e kaluara me gjithë disa momente të krizave kritike, asnjëherë në Iran nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në Iran pas disa javë trazirash, gjendja u kthye në normalitet e cila ka ekzistuar edhe në kohën e trazirave. Amerika dhe regjimi sionist megjithëse kanë investuar shumë për të trazuar Iranin, me plane si lufta e imponuar 8-vjcare, me sanksione dhe me krijimin e përçarjeve, asnjëherë nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre, tha në fjalën e tij Ali Shamkhani, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në Iran.