Ajetullah Khatami: Imam Khomejni është kartë identifikuese e Revolucionit Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67697-ajetullah_khatami_imam_khomejni_është_kartë_identifikuese_e_revolucionit_islamik
Imami i namazit të së premtes në Teheran në prag të dhjetëditëshit të Faxhrit theksoi se Revolucioni Islamik i Iranit pa emrin e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, është pa identitet dhe Imam Khomejni (ra) është karta identifikuese e Revolucionit Islamik të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2018 13:25 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khatami: Imam Khomejni është kartë identifikuese e Revolucionit Islamik

Imami i namazit të së premtes në Teheran në prag të dhjetëditëshit të Faxhrit theksoi se Revolucioni Islamik i Iranit pa emrin e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, është pa identitet dhe Imam Khomejni (ra) është karta identifikuese e Revolucionit Islamik të Iranit.

Ajetullah Khatami në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran tha se vazhdimi i Revolucionit Islamik të Iranit në rrugën e tij, do të jetë e mundur duke ndjekur udhëzimet e Imam Khomejnit. Imami i namazit të së premtes në Teheran gjithashtu tha se Ajetullah Khamenei, lideri aktual i Revolucionit Islamik të Iranit është një zëvendës i merituar i Imam Khomejnit (ra) dhe shtoi: "Ai është vazhdues i rrugës së Imam Khomejnit (ra)". Ajetullah Khatami duke thënë se Revolucioni Islamik ishte një mirësi e madhe e Zotit për botën islame dhe sidomos për popullin e Iranit, deklaroi: "Revolucioni Islamik, në realitet realizoi mirësinë e pavarësisë, sundimit të populli mbi fatin e vet, sigurinë dhe vetëbesimin kombëtar. Populli i Iranit ashtu si në të kaluarën, do të marrë pjesë në nivel të gjerë në marshin protestues të 22 Bahmanit. Iranianët deri në pikën e fundit të gjakut të tyre do të qëndrojnë në mbrojtje të revolucionit të tyre". Ajetullah Sejed Ahmed Khatami në fund vuri në dukje edhe komplotin e fundit të armiqve kundër Iranit Islamik dhe deklaroi: "Armiqtë me lojën e tyre fëmijërore, synuan të godasin Revolucionin Islamik të Iranit, mirëpo protesta vullnetare të qytetarëve iranianë, ashti si gjithmonë, neutralizuan komplotin e armiqve".