Dështon sulmi i terroristëve në perëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67871-dështon_sulmi_i_terroristëve_në_perëndim_të_iranit
Një numër prej 16 terroristësh të ISIS u arrestuan dhe disa të tjerë u vranë në përleshjet me forcat iraniane në zonat perëndimore të shtunën, njoftoi komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral brigade Muhamed Pakpur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2018 15:32 Europe/Tirane
  • Dështon sulmi i terroristëve në perëndim të Iranit

Një numër prej 16 terroristësh të ISIS u arrestuan dhe disa të tjerë u vranë në përleshjet me forcat iraniane në zonat perëndimore të shtunën, njoftoi komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral brigade Muhamed Pakpur.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ky komandant tha se dy anëtarë të grupit terrorist që kishin arritur të iknin nga skena e luftimeve tani janë nën rrethimin e forcave iraniane që i përkasin bazës ushtarake Naxhaf Ashraf, që i përket Gardës së Revolucionit Islamik. Tre pjesëtarë të forcave të bazës ushtarake Naxhaf Ashraf u martirizuan në operacionet e kryera kundër terroristëve në rajonin 'Bemu', tha komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit duke shtuar: “Grupi terrorist ISIS kishte për qëllim kryerjen e operacioneve destruktive në kufijtë perëndimorë dhe qytetet qendrore të Iranit”.