Iran: Përfundojnë përleshjet me terroristët e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67877-iran_përfundojnë_përleshjet_me_terroristët_e_isis
Komandanti i forcave tokësore të gardës revolucionare Sepah njoftoi përfundimin e përleshjeve mes forcave iraniane dhe një grupi takfirist në perëndim të Iranit dhe ka thënë se në këto përleshje janë arrestuar 16 terroristë takfiristë dhe janë vrarë 5 të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2018 04:44 Europe/Tirane
  • Iran: Përfundojnë përleshjet me terroristët e ISIS

Komandanti i forcave tokësore të gardës revolucionare Sepah njoftoi përfundimin e përleshjeve mes forcave iraniane dhe një grupi takfirist në perëndim të Iranit dhe ka thënë se në këto përleshje janë arrestuar 16 terroristë takfiristë dhe janë vrarë 5 të tjerë.

Major Muhamed Pakpur vuri në dukje se luftimet mes forcave tokësore të bazës Naxhaf Abad të gardës revolucionare Sepah dhe një grupi terroristësh të ISIS, nisën ditën e shtunë dhe gjatë kësaj kohe 3 terroristë kanë shpërthyer brezat e tyre me bomba. Ky komandant i forcave tokësore të gardës revolucionare Sepah theksoi se shumica e terroristëve të arrestuar janë shtetas të huaj dhe shtoi se forcat tokësore të Sepahut bashkëpunojnë me forcat e tjera të sigurisë, informative dhe ato të rendit për tu dhënë përgjigjen e duhur nxitjeve anti-revolucionare dhe grupe terroriste.