Abdulahian: Kriza e Sirisë, sukses i bashkëpunimit rajonal Teheran-Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68049-abdulahian_kriza_e_sirisë_sukses_i_bashkëpunimit_rajonal_teheran_moskë
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë se bashkëpunimi në zgjidhjen e krizës së Sirisë është një prej bashkëpunimeve me të suksesshme rajonale mes Teheranit dhe Moskës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 31, 2018 07:24 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Kriza e Sirisë, sukses i bashkëpunimit rajonal Teheran-Moskë

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë se bashkëpunimi në zgjidhjen e krizës së Sirisë është një prej bashkëpunimeve me të suksesshme rajonale mes Teheranit dhe Moskës.

Husein Amir Abdulahian, në një intervistë për agjencinë Sputnik të lajmeve ka thënë se lufta kundër terrorizmit, mbështetja për qeverinë legjitime të Sirisë dhe angazhimi i përbashkët në procesin politik për zgjidhjen e krizës siriane, ishin vendime të drejta të presidentit rus lidhur me krizën e Sirisë. Irani duke u konsultuar me Moskën do të vazhdojë të japë kontributin e tij për çështje diplomatike, ushtarake dhe mbrojtëse, ka thënë asistenti Abdulahian. Sa i përket bisedimeve të nivelit të lartë mes Iranit dhe Rusisë, z. Abdulahian ka thënë: Në këto bisedime janë trajtuar çështje të ndryshme si bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë, mbështetja e qeverisë legjitime dhe e popullit sirian në luftën kundër terroristëve dhe stabiliteti i rajonit. Boshti, Teheran-Moskë-Damask ka bërë të mundur disfatën e gjerë të terroristëve, tha në fjalën e tij asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare.