Zarif takohet me nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68089-zarif_takohet_me_nënsekretaren_e_përgjithshme_të_okb_së
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një takim me nënsekretaren e përgjithshme të OKB, znj. Shamshad Akhtar diskutoi çështjet rajonale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2018 17:05 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një takim me nënsekretaren e përgjithshme të OKB, znj. Shamshad Akhtar diskutoi çështjet rajonale.

Çështjet e Azisë dhe të Paqësorit, si rëndësia e përdorimit të kapaciteteve rajonale dhe potencialeve të reja në rajon për rritjen e bashkëpunimit në ekonomi dhe infrastrukturë dhe promovimin e bashkëpunimit tregtar dhe investimeve në Azi, ishin ndër temat e diskutuara nga të dyja palët. Shamshad Akhtar në takimin me z. Zarif shprehu falënderimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për programet  OKB në ndjekje të qëllimeve të zhvillimit në rajonin e Azisë dhe Paqësorit Akhtar ndodhet në Teheran për të marrë pjesë në Sesionin e 2-të të Këshillit Drejtues të Qendrës së Azisë dhe Paqësorit për Zhvillimin dhe Menaxhimin e Informacionit mbi Fatkeqësitë Natyrore (APDIM) që po mbahet në Teheran.