Nis dhjetëditëshi i Faxhrit në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68113-nis_dhjetëditëshi_i_faxhrit_në_iran
Njëkohësisht me futjen historike të imam Khomeinit (ra) në Iran, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në të gjithë Iranin nis dhjetëditëshi i Faxhrit kushtuar fitores së revolucionit islamik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2018 09:59 Europe/Tirane
  • Nis dhjetëditëshi i Faxhrit në Iran

Njëkohësisht me futjen historike të imam Khomeinit (ra) në Iran, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në të gjithë Iranin nis dhjetëditëshi i Faxhrit kushtuar fitores së revolucionit islamik.

Sot më 1 shkurt 2018 që përkon me 12 Bahmanin e vitit 1396 sipas kalendarit diellor, është dita e parë e dhjetëditëshit të Faxhrit. Në këtë ditë imam Khomeini arriti në aeroportin e Mehr Abadit në Teheran. Ai në këtë aeroport mbërriti me një ceremoni të veçantë ku të gjitha zilet e shkollave, kambanat e kishave, buritë e trenave dhe të anijeve, ranë njëkohësisht. Populli iranian në këtë ditë viziton mauzoleun e imam Khomeinit(ra) dhe shpreh besnikërinë ndaj aspiratave të imamit. Përveç kësaj mauzole dhe varrezat e dëshmorëve mbushen me lule për përkujtimin dhe nderimin e tyre. Në të gjithë Iranin sot janë organizuar ceremoni të veçanta me rastin e futjes së imam Khomeinit në Teheran. Gjithashtu në aeroportin Mehr Abad dhe tek varrezat e dëshmorëve, janë organizuar parada të veçanta. Imam Khomeini (ra) pas 15 vite internim jashtë vendit, më 1 shkurt të vitit 1979 arriti në Teheran ku u prit ngrohtësisht nga i gjithë popullit iranian. 10 ditë më vonë, d.m.th. më 11 shkurt 1979, u shpall fitorja e revolucionit islamik. Periudha nga 1 deri më 11 shkurt në Iran është quajtur Dhjetëditëshi i Faxhrit të fitores së Revolucionit Islamik.