Ruhani: Qeveria vazhdon rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qeveria me forcën dhe me mbështetjen e popullit, do të vazhdojë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të të gjitha provincave të Iranit.
Hasan Ruhani të premten në fund të vizitës së tij në provincën Kerman në jug të Iranit në një konferencë për shtyp deklaroi se takimi me qytetarët rajoneve Kuhbenan dhe Ravar në provincën Kerman ishte një prej arsyeve të vizitës së tij në provincën Kerman dhe shtoi: “Në këtë takim janë përuruar disa projekte dhe plane dhe ka filluar realizimi i disa projekteve të cilat janë shpresëdhënëse për popullin e Iranit dhe për provincën e Kermanit. Qytetarët iranianë përveç pjesëmarrjes në procese shoqërore-politike dhe në zgjedhje, duhet të paraqesin mendimet dhe kritikat e tyre për çdo çështje dhe duhet të bashkëpunojnë në procesin e qeverisjes së çështjeve të vendit.