Tre kërkesat e Emmanuel Macron nga Republika Islamike e Iranit
Anëtari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se presidenti i Francës në prag të vizitës së tij në Teheran, me anë të një mesazhi ka paraqitur tre kërkesat e tij nga Irani.
Vad Karimi, anëtar i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve ISNA, deklaroi: "Presidenti i Francës dhe ministri i jashtëm francez në prag të vizitës së tyre në Teheran, kanë paraqitur tre kërkesat e tyre të rëndësishme nga Teherani. Kërkesa e parë e francezëve nga Irani është kjo që ata të takohen me liderin suprem të Revolucionit Islamik. Kërkesa e dytë kjo që presidenti i Francës të mbajë një konferencë për shtyp së bashku me homologun e tij iranian dhe në të të deklaroi se Iranit është i gatshëm të ulët në tryezën e bisedimeve në lidhje me programin raketor. Kërkesa e tretë e presidentit të Francës nga Irani është kjo që të formohet një tryezë e re për bisedime trepalëshe mes Iranit, Amerikës dhe Arabisë Saudite në lidhje me çështjet e rajonit, lëvizjen e Rezistencës dhe krizën në Jemen".