Armiqtë e Iranit do të rrëzohen së shpejti
Një komandant i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Shtetet e Bashkuara, regjimi i Izraelit, Arabia Saudite dhe aleatët e tyre do të rrëzohen së shpejti.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke folur të shtunën gjatë një ceremonie në qytetin veriperëndimor iranian Urumia, në provincën e Azarbaixhanit Perëndimor, zv/komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik, gjeneral brigade Husein Selami, tha se populli iranian me vigjilencë të plotë ka qenë gjithmonë i pranishëm në të gjitha zhvillimet e vendit. Ai shtoi se armiqtë kishin thurur komplote të panumërta për ndarjen e vendit me qëllim të minimit të pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial të Republikës Islamike. “Megjithatë, të gjitha komplotet e armiqve kundër Iranit deri më tani janë neutralizuar falë vigjilencës, guximit dhe vendosmërisë së popullit iranian dhe udhëzimeve të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei”, tha zv/komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. "Armiqtë deri tani nuk kanë provuar asgjë, përveç disfatës përballë Iranit islamik", shtoi gjeneral Selami. Ai vlerësoi arritjet e mëdha të Iranit në sektorët e shkencës, teknologjisë dhe ushtrisë dhe tha se Republika Islamike e Iranit mund të konkurrojë me vendet e përparuara të botës në fusha të tilla.