Zarif; Politika bërthamore e Trump do të shkatërrojë njerëzimin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68373-zarif_politika_bërthamore_e_trump_do_të_shkatërrojë_njerëzimin
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qeveria e Donald Trump me politikat e saj bërthamore po e afron edhe më shumë shkatërrimin e njerëzimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2018 04:41 Europe/Tirane
  • Zarif; Politika bërthamore e Trump do të shkatërrojë njerëzimin

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qeveria e Donald Trump me politikat e saj bërthamore po e afron edhe më shumë shkatërrimin e njerëzimit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj raportit për rinovimin e arsenalit bërthamor të Amerikës ka shkruar se rishikimi i situatës bërthamore në Amerikë dhe rinovimi i armëve bërthamore të këtij vendi është shkelje e traktatit NPT për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve atomike. Nuk ka dyshim se Ora e fundit të kohës që ka nisur prej vitit 1953 e deri më sot ka arritur në një gjendje të rrezikshme. Ora e fundit të kohës është një orë simbolike e formuar nga një grup dijetarësh dhe shkencëtarësh atomike, e cila tregon rrezikshmërinë e një lufte atomike. Në kohën kur kjo orë të arrijë në 12:00 kjo do të thotë se koha e luftës ka ardhur. Ushtria amerikane ka propozuar diversifikimin e arsenalit të saj bërthamor dhe zhvillimin e bombave të reja atomike, më të vogla se aktualet, kryesisht për t’iu kundërvënë Rusisë. Mendimi i fundit u zbulua në një deklaratë të politikës së Pentagonit, e njohur si Rishikimi i Stabilitetit Bërthamor (NPR). Ushtria amerikane është e shqetësuar, pasi Moska sheh armët bërthamore të SHBA-ve si tepër të mëdha për t’u përdorur, çka do të thotë se ato nuk janë më një parandalues efektiv. Zhvillimi i bombave të vogla nukleare do ta rrëzonte këtë supozim të rusëve, argumentoi deklarata e NPR-së. Bombat më të vogla, janë më pak të fuqishme dhe me një forcë nën 20 kilotonë, ndërsa kanë edhe një rreze më të vogël. Megjithatë, ato janë ende shkatërruese. Bomba atomike e rënë në qytetin japonez të Nagasakit, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kishte pothuajse të njëjtën fuqi shpërthyese dhe vrau më shumë se 70,000 njerëz.