Shtohet preciziteti i raketave balistike të Iranit
Zv/komandanti i përgjithshëm i Sepahut ka njoftuar për rritjen e precizitetit të raketave balistike iraniane dhe sipas tij një gjë e tillë është pjesë e strategjisë së vendit për përballje me çdo armik.
Gjeneral Husein Salami, të shtunën në mbrëmje në programin "Titrat e mbrëmjes", në kanalin televiziv iranian Khaber, ka thënë: Duke indentifikuar pikat qendrore të armikut, janë rritur aftësitë e forcave të armatosura të Iranit. Gjeneral Salami po ashtu njoftoi edhe për zhvillimin e industrisë së raketave si një mënyrë për t'u përballur kërcënimet e armikut në det dhe ka shtuar: Strategjia kryesore e armikut në përdorimin e anijeve avionmbajtëse me përpjekjet e ekspertëve ushtarake iranianë, ka dështuar. Zv/komandanti i përgjithshëm i Sepahut ka thënë se strategjia e parandalimit është një kombinim i vullnetit dhe fuqisë politike dhe strategjisë për t'a zbatuar atë. Forca e Iranit ka bërë që Shtetet e Bashkuara të përdorin çdo mekanizëm për të ndaluar fuqinë raketore të Iranit.