Irani një prej 11 destinacioneve turistike në botë
Kryetari i Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turistike të Iranit deklaroi se Irani është një prej 11 destinacioneve të para turistike të botës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ali Asghar Munisan, kryetari i Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turistike të Iranit, ditën e shtunë në takimin e këshillit administrativ të provincës Jazd, vuri në dukje potencialet e mëdha të neglizhuara turistike në Iran dhe shtoi: "Në botën e sotme industria turistike si ekonomia e tretë e botës dhe konsiderohet një industri prodhuese e të ardhurave. Irani ka potenciale të mëdha në sektorin e turizmit, por shumë prej tyre janë neglizhuar. Turizmi duhet shfrytëzuar për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për zhvillim ekonomik. Programi i qeverisë për zhvillimin e turizmit përfshinë krijimin e rrethanave për shfrytëzimin e teknologjisë së komunikimit dhe informimit për prodhimin e materiale përkatëse, marketingun e tregut, prezantimin e destinacioneve turistike, forcimin e investimeve në infrastrukturë dhe zgjerimin e reklamimeve në nivel ndërkombëtar".