Përurohet linja e prodhimit në shumicë të dronëve iraniane "Muhaxher – 6"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68469-përurohet_linja_e_prodhimit_në_shumicë_të_dronëve_iraniane_muhaxher_6
Linja e prodhimit me shumicë të dronëve iraniane "Muhaxher -6" të pajisur me bomba inteligjente, është përuruar sot gjatë një ceremonie në prani të ministrit të mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 05, 2018 11:07 Europe/Tirane
  • Përurohet linja e prodhimit në shumicë të dronëve iraniane

Linja e prodhimit me shumicë të dronëve iraniane "Muhaxher -6" të pajisur me bomba inteligjente, është përuruar sot gjatë një ceremonie në prani të ministrit të mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit.

Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në ceremoninë e përurimit të linjës për prodhimin në shumicë të dronëve taktikë "Muhaxher -6" duke uruar 39 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi: "Irani pavarësisht sanksioneve të gjithanshme të armiqve, ka arritur një zhvillim të lartë të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe përurimi i dronëve taktikë "Muhaxher-6" të pajisur me bomba të llojit "Kaem", është një prej sukseseve të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes së Iranit. Ky lloj  i dronëve ka kapacitet për kryerjen e misioneve për vëzhgim, për mbikëqyrje dhe veprime luftarake me rreze të gjera operative dhe me kapacitet për fluturime të gjata. Këto janë karakteristika që u japin shumë mundësi forcave të armatosura për kryerjen e operacioneve të ndryshme", - tha ndër të tjera ministri i mbrojtjes së Iranit.