Përurohet linja e prodhimit në shumicë të dronëve iraniane "Muhaxher – 6"
Linja e prodhimit me shumicë të dronëve iraniane "Muhaxher -6" të pajisur me bomba inteligjente, është përuruar sot gjatë një ceremonie në prani të ministrit të mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit.
Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në ceremoninë e përurimit të linjës për prodhimin në shumicë të dronëve taktikë "Muhaxher -6" duke uruar 39 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi: "Irani pavarësisht sanksioneve të gjithanshme të armiqve, ka arritur një zhvillim të lartë të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe përurimi i dronëve taktikë "Muhaxher-6" të pajisur me bomba të llojit "Kaem", është një prej sukseseve të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes së Iranit. Ky lloj i dronëve ka kapacitet për kryerjen e misioneve për vëzhgim, për mbikëqyrje dhe veprime luftarake me rreze të gjera operative dhe me kapacitet për fluturime të gjata. Këto janë karakteristika që u japin shumë mundësi forcave të armatosura për kryerjen e operacioneve të ndryshme", - tha ndër të tjera ministri i mbrojtjes së Iranit.