Zv/ministri i jashtëm i Iranit viziton Parisin
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit sot shkon në Paris për të marrë pjesë në konferencën e dytë të "Euromoney" dhe për të zhvilluar bisedime politike dhe konomike me funksionarët francezë.
"Euromoney" është një prej institucioneve me kredibilitet ndërkombëtar në fushën e studimeve dhe hulumtimeve bankare, tregut të kapitalit dhe investimit. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i jashtëm i Iranit, Valiullah Sejf, guvernatori i BQ të Iranit, Abdulnaser Hemeti, shefi i përgjithshëm i siguracioneve qendrore dhe Veli Zarabije, kryetari i bordit drejtues të Bankës Saman të Iranit, do të marrin pjesë në këtë konferencë. Në këtë konferencë do të marrin pjesë ekspertë dhe përfaqësues të 250 bankave dhe të institucioneve të mëdha monetare të Evropës. Në këtë konferencë do të shqyrtohen çështjet si marrëdhëniet bankare dhe tregtia ndërkombëtare, sistemi dhe përputhshmëria e bankave dhe kompanive iraniane me parimet ndërkombëtare, etj..