Irani kritikon aktivitetet e MEK në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68667-irani_kritikon_aktivitetet_e_mek_në_francë
Sekretari i Këshillit për përcaktimin e interesave të Iranit, Mohsen Rezai, të mërkurën gjatë një takimi me ambasadorin francez në Iran, François Sanmo, duke kritikuar aktivitetet e grupit terrorist Moxhahedin-e-Khalk në Francë, tha:” Franca është bërë qendër e terroristëve që kanë kryer shumë krime në Iran”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 08, 2018 07:08 Europe/Tirane
  • Irani kritikon aktivitetet e MEK në Francë

Sekretari i Këshillit për përcaktimin e interesave të Iranit, Mohsen Rezai, të mërkurën gjatë një takimi me ambasadorin francez në Iran, François Sanmo, duke kritikuar aktivitetet e grupit terrorist Moxhahedin-e-Khalk në Francë, tha:” Franca është bërë qendër e terroristëve që kanë kryer shumë krime në Iran”.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohsen Rezai, në këtë takim duke theksuar se grupi terrorist Moxhahedin-e-Khalk organizon lirshëm konferenca në Paris, duke kërkuar të kryejë operacione sabotazhi në Iran, shtoi: “Ministria e Jashtme franceze mund të krijojë kufizime për këta terroristë”. Sekretari i Këshillit për përcaktimin e interesave të Iranit duke vënë në dukje se Irani nuk do të negociojë për çështjet e mbrojtjes, tha se Teherani e këshillon Francën të mos hyjë në lojën e amerikanëve. Ambasadori francez në Teheran, François Senmo tha: "Ekzistojnë shumë keqkuptime për terrorizmin dhe opinioni publik evropian nuk është mjaft i vetëdijshëm për përgjegjësitë e Iranit, por qeveria franceze është plotësisht në dijeni mbi përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit për të luftuar terrorizmin”. Lidhur me kundërshtimet e vendit të tij me disa nga politikat e amerikanëve në rajon, ambasadori francez tha se Parisi nuk pajtohet me Uashingtonin mbi dy çështje të rëndësishme si marrëveshja bërthamore me Iranin dhe transferimi i ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem.