Samsung t’i kërkojë falje Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i68709-samsung_t’i_kërkojë_falje_iranit
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit, Alaedin Boruxherdi reagoi ndaj veprimit të kompanisë Samsung  të Koresë së Jugut, për të mos lejuar përdorimin e Smartphonve Samsung nga atletët iranianë në Olimpiadën Dimërore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 08, 2018 20:26 Europe/Tirane
  • Samsung t’i kërkojë falje Iranit

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit, Alaedin Boruxherdi reagoi ndaj veprimit të kompanisë Samsung  të Koresë së Jugut, për të mos lejuar përdorimin e Smartphonve Samsung nga atletët iranianë në Olimpiadën Dimërore.

Ky veprim fyes ishte nën pretekstin e sanksioneve, tha Boruxherdi duke shtuar se në rast se nuk kërkohet falje nga kompania, mënyra më e mirë për të mbrojtur dinjitetin kombëtar është reduktimi i eksporteve të Samsung në Iran. Boruxherdi tha se ndërprerja e eksportit të produkteve Samsung në Iran do t'i detyrojë jugkoreanët t'i kushtojnë vëmendje madhështisë së popullit të lashtë iranian. Ai tha se ky veprim ishte një lloj mosrespektimi për iranianët dhe shtoi se nëse kompania Samsung nuk kërkon falje menjëherë, çështja do të ndiqet në Parlamentin iranian. Organizatorët e Olimpiadës Dimërore të PyeongChang nuk do tu ofrojnë sportistëve të Koresë së Veriut dhe të Iranit të përdorin telefonat Smart Samsung, të cilët janë të lirë për të gjithë atletët e tjerë, nga frika e shkeljes së sanksioneve ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm iranian lëshoi të enjten një ultimatum për Samsung Co për të kërkuar falje për këtë veprim të ulët ndaj popullit iranian. Ministria e Jashtme e Iranit, gjithashtu, ka thirrur ambasadorin e Koresë së Jugut në Teheran duke i dorëzuar një notë të ashpër proteste. Në mbarë Iranin ka nisur një fushatë mobilizuese të cilës i janë bashkangjitur shumë qytetarë dhe funksionarë iranianë për të bojkotuar produktet e kompanisë Samsung.